Politike

VD-Rama: Vendi në tryezë për Kosovën do jetë gjithmonë, e ka lënë vetë bosh

Rama tha se Kosova e ka lënë vetë vendin bosh e se ia respekton vendimin që ka marrë.

8 Qershor 2022, 14:06 Nga F.M
VD-Rama: Vendi në tryezë për Kosovën do jetë
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Kosova e ka vendin e lirë në Ballkanin e Hapur. Nga Ohëri, përballë gazetarëve, Rama tha se Kosova e ka lënë vetë vendin bosh e se ia respekton vendimin që ka marrë.

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Zoti Kryeministër, çfarë do të bëhet konkretisht për të përfshirë Kosovën kur duket se thirrjet nga samiti nuk mjaftojnë? Dhe për sa i përket një paralajmërimi që bëtë se i ftohti nuk do të jetë i vetmi problem në dimër  pasi do të kemi problem dhe me sigurimin e energjisë elektrike, çfarë masash do të merren?

Edi Rama: Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe unë nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për t’i thënë i kam thënë, ftesa është gjithmonë e hapur por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh. E respektoj.

Sondazh

Poll