Politike

VD-Rama nga Ohri: Lavrov s’ka leje për të hyrë në Ballkan, për të e kemi mbyllur

8 Qershor 2022, 13:57 Nga F.M
VD-Rama nga Ohri: Lavrov s’ka leje për të hyrë në
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Rusia të ketë lidhje me projektin Open Balkan. Nga Ohri, para gazetarëve shqiptarë, Rama komentoi deklaratën e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavron në lidhje me Ballkanin e Hapur dhe tha se që diplomati në fjalë ta mbështesë këtë projekt, si fillim duhet të jetë pjesë e rajonit, që për të është i mbyllur e se për këtë arsye avioni që do e dërgonte në Beograd nuk fluturoi dot. 

"Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike dhe pastaj nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë dhe të urrejtjes për interesa të politikës së ditës në “katundet” ballkanike, është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte promovuesi apo mbështetësi i Ballkanit të Hapur sigurisht që Ballkani do të ishte i hapur minimalisht për të, por ai nuk ka
mundur të hyjë në Ballkan si dhe Ballkani për të është i mbyllur, tërësisht i mbyllur dhe për këtë arsye nuk ka marrë dot leje për të hyrë në Ballkan, nga vendet e Ballkanit që të jemi të qartë,"- tha Rama.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit të kalonte në hapësirën e tyre ajrore për shkak të sanksioneve që kanë vendosur kundër Rusisë, e për pasojë më 6 mars, vizita e ministrit rus në Beograd u anulua.

Sondazh

Poll