Politike

VD- GAFA e Ramës në Ohër: Të bëhet paqe përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama, nga Ohri deklaroi se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë paqe.

8 Qershor 2022, 12:49 Nga A.B
VD- GAFA e Ramës në Ohër: Të bëhet paqe
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Sikur të mos mjaftonte pengesa që hasi pas përfundimit të fjalimit në samitin e 'Ballkanit të Hapur' në Ohër, kryeministri Edi Rama do të mbahet mend dhe për një lapsus. 

Duke folur se si Ballkani i Hapur nxit bashkëpunimi dhe mund të pajtojë edhe vendet 'armike', Rama ngatërroi pa dashur Prishtinën me Beogradin.

“Unë besoj fort se sa më shumë ne të afrohemi aq më shumë shanse ka për t'i zgjidhur dhe konfliktet. Aq më shumë shanse ka që të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, një temë që unë nuk kam asnjë dakordësi me presidentin e Serbisë, kjo është shumë e thjeshtë, ose kjo të kthehet në një konflikt, ose e kundërta duhet bërë, afrohen sa më shumë që të afrohen me njëri-tjetrin tha kryeministri i cili vijon fjalimin normalisht pa e vënë re se kishte bërë një ngatërresë.

Sondazh

Poll