Bota

“Erdha ta vras”, Babis Anagnostopoulos kërcënohet sapo u transferua në burgun e Malandrinos

Babis Anagnostopoulos donte të qëndronte në burgun e Korydallos dhe të vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij Caroline, por u transferua në Malandrino.

7 Qershor 2022, 13:17 Nga j.c
“Erdha ta vras”, Babis Anagnostopoulos kërcënohet sapo u
Babis Anagnostopoulos

GREQI- Vrasësi i Carolinas, Babis Anagnostopoulos ka deklaruar se merr kërcënime të vazhdueshmë për jetën e tij në burg. Avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij është kërcënuar në burgun e Malandrinos. Sipas ProtoThema, Babis Anagnostopoulos donte të qëndronte në burgun e Korydallos dhe të vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij Caroline, por u transferua në Malandrino.

Avokati i tij, Papaioannidis tha se ai është kërcënuar vazhdimisht ndërkohë që përmendi edhe një incident që mund ' kushtonte jetën klientit të tij. Sipas tij, një i burgosur me origjinë të huaj ka dashur ta vriste Babisin.

"Dje u përfundua papritur transferimi i tij , sepse kjo është e zakonshme dhe me siguri çdo transferim është specifik. Çështja është se kërkesat që bëmë kryesisht për qëndrimin e tij në Korydallos, që për mendimin tim është burgu më i sigurt atje, nuk u dëgjuan . Në të kaluarën klienti im kishte marrë kërcënime dhe kishin ndodhur disa incidente. Me të vërtetë kishte ndodhur një incident brenda, ai është sulmuar nga një njeri me origjinë të huaj. Në fakt, ka pasur dëshmi të një të arrestuari dhe në fakt është krijuar një dosje. Ka dashur ta vriste, ky ka qenë qëllimi i tij”- tha ai.

Sipas dëshmitarëve ata thonë se personi i cili ka sulmuar Babisin ka deklaruar se vjen nga një burg tjetër vetëm për ta vrarë atë.

"Unë dua ta vras ​​atë. Kam ardhur nga një burg tjetër, po kërkoja ta gjeja thoshte ai,"-tha një dëshmitarë.

32-vjeçari Babis Anagnostopoulos vrau gruan e tij 20-vjeçare në Greqi një vit më parë, ai tentoi ta fshihte të vërtetën dhe trilloi historinë me grabitës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sondazh

Poll