Sport

Stadiumi i Serie C për të pritur Hungarinë, Italia habit me zgjedhjen, impianti sjell kujtime pozitive

Sonte Italia do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve përballë Hungarisë, përfaqësuese që mundi Anglinë të shtunën.

7 Qershor 2022, 12:35 Nga DOSJA

Stadiumi i Serie C për të pritur Hungarinë, Italia habit me

ITALI- Sonte Italia do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve përballë Hungarisë, përfaqësuese që mundi Anglinë të shtunën. Për Kombëtaren drejtuar nga trajneri Roberto Mancini, fitorja kthehet në detyrim pas barazimit ndaj Gjermanisë në Bologna.

Takimi do të zhvillohet në  Orogel Dino Manuzzi në Cesena. (Skuadër që militon në Serie C). Impianti është i rëndësishëm dhe më i madh në Romagna dhe mund të mbajë deri në 23,860 tifozë. Për ndeshjen e sotme çmimet variojnë nga 10 euro deri në 50. Kombëtarja e Italisë ka kujtime të mira në këtë stadium, në tre sfidat e zhvilluara i ka fituar të gjitha, duke shënuar nëntë gola dhe asnjë gol i pësuar.

Ndeshja e fundit e Italisë në Manuzzi daton 13 vjet më parë: një ndeshje miqësore kundër Suedisë që përfundoi 1-0 falë një goli të shënuar nga Chiellini, i cili megjithatë nuk do të jetë aty sot, pasi i dha lamtumirën bluve në Ëembley ndaj Argjentinës.

E.Ç (Dosja.al)

14118 140965

Sondazh

Poll