Politike

E FORTË- Berisha akuza qeverisë: Nuk firmosin marrëveshje me 'Beneluksin', 6 ministra ikin...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se kjo po ndodh pasi sipas tij 6 ministra dhe disa deputetë janë kandidatë për tu ekstraduar.

6 Qershor 2022, 20:10 Nga DOSJA

E FORTË- Berisha akuza qeverisë: Nuk firmosin marrëveshje me

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se se qeveria Rama nuk po sjell në Kuvend marrëveshjet me vendet e Beneluksit për ekstradimet. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se kjo po ndodh pasi sipas tij 6 ministra dhe disa deputetë janë kandidatë për tu ekstraduar.

"Së pari, denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë e shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime," tha Berisha.

Sondazh

Poll