Politike

Balluku: Në të gjithë botën autostradat janë me pagesë

Ajo në Kuvend tha se të gjitha autostradat që do të bëhen me pagesë do të kenë rrugë alternative

6 Qershor 2022, 18:04 Nga DOSJA
Balluku: Në të gjithë botën autostradat janë me
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar pas fjalës së deputetes së Gerta Bardeli për bërjen e rrugëve me pagesë. Ajo në Kuvend tha se të gjitha autostradat që do të bëhen me pagesë do të kenë rrugë alternative. Ndërsa për rastin e Rrugës së Kombit, Balluku tha se është e komplikuar.  

"Pa dashur të ndalen tek zonja parafolëse, por të gjithë thonë të njëjtën vjershë. Koncensioni ka klauzolë detyruese që të ndërtohen të gjithë rrugët janë në Tiranë. Në të gjithë botën autostradat janë me pagesë. Ajo do të përdoret nga ana drejtues automjetesh që duan të përdorin autostradat për shpejtësinë. Kështu që mos iu referoni këtij rasti në rrugën e kombit. Asnjë rrugë nuk do të marrë tra për pagesë, nëse nuk do të ketë rrugë alternative. Mos iu referoni rastit të Rrugës së Kombit e cila është e komplikuar. Ne nuk po shpikim rrogën po bëjmë atë që ka bërë çdo shtet Europian, Thumanë–Kashari do të ketë akses me pagesë siç edhe do të ketë akses pa pagesë," tha Balluku.

Sondazh

Poll