Politike

Deputetja Bardeli: Banorët e Dukagjinit janë pa energji elektrike

Ajo ka theksuar se Thethi edhe pse është plotë me turistë, mungesa e energjisë e kthen vendin prapa në kohë.

6 Qershor 2022, 17:50 Nga I.A
Deputetja Bardeli: Banorët e Dukagjinit janë pa energji elektrike
Greta Bardeli

TIRANË- Deputetja Gerta Bardeli ka ngritur disa shqetësime për banorët e Shkodrës. Gjatë fjalës së Kuvend, Bardeli tha se në Dukagjin ka mungesë të energjisë elektrike. Ajo ka theksuar se Thethi edhe pse është plotë me turistë, mungesa e energjisë e kthen vendin prapa në kohë. Deputetja Bardeli gjithashtu ngriti si shqetësim traun që do të vendoset në aksin Thumanë-Kashar ku qytetarët pas përfundimit të rrugës do të paguajnë 2.5 euro, për të kaluar në rrugë, duke e cilësuar një koncension korruptiuv.

"Banorët e Dukagjinit kanë ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë. Këtu përfshihet Thethi që tani është plot me turistë. Mungesa e energjisë në orët e mbrëmjes po i ngjan kohërave të kaluara. Është kërkesë e gjithë komuniteti dhe i ka ardhur koha për të hapur nëj dritare të re për turizmit. Ju nuk mund ta detyroni veriun të paguajë projektin e një qeverie që i ka futur dorën në xhep qytetarëve për të paguar koncesione.  Unë sjell disa probleme të zonës, nuk foli për rrugën e Dukagjinit dhe mungesën e energjisë, por foli vetëm për koncesione, ku ministrat tuaj janë në burg për koncesione," tha Bardeli.

Sondazh

Poll