Politike

Sazani po digjet, Kryemadhi: 4 helikopterë, asnjë nuk punon. Shqipëria e papërgatitur

Monika Kryemadhi shkruan se nga 4 helikopterë që ka Shqipëria, asnjë nuk është funksionalë, ndërsa në lëvizje janë vetëm dy të Policisë dhe një i Ministrisë së Shëndetësisë.

6 Qershor 2022, 17:36 Nga DOSJA
Sazani po digjet, Kryemadhi: 4 helikopterë, asnjë nuk punon.
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me djegien e ishullit të Sazanit, duke listuar gabimet e qeverisë së Edi Ramës. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se nga 4 helikopterë që ka Shqipëria, asnjë nuk është funksionalë, ndërsa në lëvizje janë vetëm dy të Policisë dhe një i Ministrisë së Shëndetësisë. Siaps saj, të gjitha problemet vijnë për shkak të shpërdorimit të buxhetit të shtetit nga kryeministri.

"Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë: Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë "Cougar". Aktualisht sot: 2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar. I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca. Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji. Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë "As" të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako. Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135. Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit,"-shkruan Kryemadhi.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

Sondazh

Poll