Politike

Tabaku në Kuvend: Qeveria po konpeson kompanitë e rindërtimit me 80 mln euro

Tabaku tha se teksa po rriten çmimet e ushqimeve të shportës, qeveria ka vendosur që të rishpërndajë të ardhurat shtesë në buxhet.

6 Qershor 2022, 18:01 Nga I.A
Tabaku në Kuvend: Qeveria po konpeson kompanitë e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar qe qeveria me një akt normativ ka vendosur të kompensojë kompanitë e rindërtimit me 80 milion euro. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku tha se teksa po rriten çmimet e ushqimeve të shportës, qeveria ka vendosur që të rishpërndajë të ardhurat shtesë në buxhet. Ajo gjithashtu ka theksuar se sot më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë të ngrenë zërin.

"Janë rritur prodhimet e shportës. Çfarë bën qeveria. Ajo bën një akt normativ ku vendos të konpesojë kompanitë e rindërtimit me 80 mln euro. Qeveria rrit me 80 mln euro bizneset e familjarëve dhe miqve. Sot çmimet në treg i përjetojnë të gjithë qytetarët, bizneset. Qeveria vendos të rishpërndajë të ardhurat shtesë në buxhet. Kush mendon për qytetarët. Kush diskuton se çfarë përfitimi duhet të kenë qytetarët. Këto i interesojnë qytetarëve. Duhet të ketë guxim për të folur për kompanitë e karburanteve. Duhet të kesh guxim. Besoj që sot qytetarët kanë nevojë, që kushdo të ngre zërin dhe të tregojë guxim sepse për këtë jemi votuar”, tha Tabaku.

Sondazh

Poll