Politike

Zhupa: Zjarret në Sarandë janë strategjike, nisin aty ku duhet të fshihen krimet

Në Kuvend, Zhupa tha se në katër helikopterë që ka Ministrja e Mbrojtjes, dy janë në poloni, një në Itali dhe një ka ngecur në Farkë.

6 Qershor 2022, 19:45 Nga DOSJA
Zhupa: Zjarret në Sarandë janë strategjike, nisin aty ku duhet
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se zjarret në zonën e Sarandës janë strategjikë pasi kanë rënë atje ku ka qenë e nevojshme për të fshehur gjurmët e një krimi. Në Kuvend, Zhupa tha se në katër helikopterë që ka Ministrja e Mbrojtjes, dy janë në poloni, një në Itali dhe një ka ngecur në Farkë.

“E hapim sezonin turistik me zjarre strategjike të cilat jo rastësisht bien aty ku duhen fshehur gjurmët e një krimi apo ku duhen toka për investitorët strategjik. Në dështim të plotë të menaxhimit të zjarreve. Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopterë 2 i ka në Poloni, një në Itali dhe të katërtin në Farkë se nuk del dot se ka rrjedhje vaji. Kjo është eficenca e një shteti të dështuar në mënyrë ulëritëse. Sigurisht që turizmi ka nisur dhe ju e keni nisur në Sarandë shumë më parë me afera duke hequr nga 26 janari me VKM nga zonat e mbrojtura zona të tëra të parkut të Butrintit për ti hapur për ndërtime. Keni avancuar, ndërtuar, oligarkët miqtë tuaj që e dinë paraprakisht çdo të bëjë qeveria, kanë ndërtuar paraprakisht në zonën e Butrintit.

Një nga zonat ku nuk mund të ndërtohej është ndërtuar tashmë. Ju e keni lejuar të ndërtohet, keni bërë një sy qorr. E keni lejuar ndërtimin dhe e keni hequr me VKM e janarin nga zonat e mbrojtjes që ndërrimi të vijojë i qetë e të vazhdojë me 2 resorte të tjera në zona të mbrojtura. Nuk keni skrupuj që aferën ta shtrini edhe brenda Butrintit, dhe të krijoni atë parajsën e oligarkëve, mbrojtjen e interesit privat, çka e keni bërë nga mandati në mandat duke u perfeksionuar. Sot nuk kam minuta të mjaftueshme për të denoncuar çfarë po bëni në Sarandë e Vlorë”, tha Zhupa.

Sondazh

Poll