Politike

Petro Koçi: Kadastra e Fierit duhet të shembë korrupsionin

Ai ka thënë se në Libofshë një nga kompanitë që ka marrë përsipër kanalizimin e ujërave të zeza ka zvarritur gjërat.

6 Qershor 2022, 18:06 Nga I.A
Petro Koçi: Kadastra e Fierit duhet të shembë korrupsionin
Petro Koçi

TIRANË- Deputeti socialist Petro Koçi ka listuar disa problematika të qytetarëve në Fier. Gjatë fjalës në Kuvend, Koçi tha se pushteti i kompanive në qytet është më i fortë se sa pushteti i zgjedhur. Ai ka thënë se në Libofshë një nga kompanitë që ka marrë përsipër kanalizimin e ujërave të zeza ka zvarritur gjërat. Po ashtu ai ka deklaruar se drejtori i ri i Kadastrës në Fier duhet që të shembë skemën e korrupsionit.  

"Dua të vijoj me disa vërejtje dhe problematika që kam gjetur nga kontaktet me njerëzit. Dua të them që pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive. Në Libofshë janë bërë dy investime të mëdha. Te investimi për kanalizimin e ujërave të zeza. Kompania që është marrë me këtë projekt i ka zvarritur gjërat. Banorët janë të pakënaqur. Bashkia duhet të jetë më e rreptë. I kërkoj drejtorit të ri të Kadastrës në Fier ta shembë skemën e zezë të korrupsionit atje dhe aty të vihen njerëz që përfaqësojnë profesionalizmin. Kam një kërkesë edhe për drejtuesin e albpetrolit që ta rrëzojë rrethin mediokër. Ne duhet të kemi një administratë sa më të ndershme. Jo si ajo që ka njësia e Dërmenasit që Akoma nuk ka denoncuar shembjen e urës në Darëzezë. Akoma nuk është zbuluar kush është fajtori që ka përgjegjësi financiare”, tha ai.

Sondazh

Poll