Politike

Berisha kërkon fjalën për ekstradimet, Felaj: Je jashtë rendit të ditës

Por gjatë këtij momenti fjalën ish-kryeministrit ja ndërpreu kryetarja e seancës Ermonela Felaj, e cila tha se kjo çështë është jashtë rendit të ditës.  

6 Qershor 2022, 19:13 Nga I.A
Berisha kërkon fjalën për ekstradimet, Felaj: Je jashtë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën në vend për të folur për marrëveshjet e ekstradimit. Por gjatë këtij momenti fjalën ish-kryeministrit ja ndërpreu kryetarja e seancës Ermonela Felaj, e cila tha se kjo çështë është jashtë rendit të ditës.  

Berisha: Prej kohësh vendet e Beneluksit presin nga Shqipëria marrëveshjen e ekstradimit dhe Shqipëria nuk u përgjigjet këtyre vendeve, Belgjikës dhe vendeve të tjera për të firmosur në kohë

Felaj: A mund ta trajtoni në kohën tuaj të fjalës sepse kjo nuk është çështje për procedurë. Ju lutem kur të merrni fjalën nuk do ju ndërhyjë askush. Nuk mund të shfrytëzoni një kohë për procedurë për këtë çështje

 

Sondazh

Poll