Politike

Çfarë po i vret shqiptarët? 52.4% kanë probleme nga zemra, nuk mungojnë as ishemitë

Por po kështu ka një rritje të nivelit të vdekshmërisë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes me gati 1.5 herë. Ndërkohe që nuk mbeten pas, humbjet e jetës për shkak të sëmundjeve tumorale.

6 Qershor 2022, 17:19 Nga DOSJA
Çfarë po i vret shqiptarët? 52.4% kanë probleme nga zemra,
Foto ilustruese

Sëmundjet qarkullimit të gjakut mbeten ndër shkaqet  kryesore të vdekjes së qytetarëve shqiptarë. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2021 grupi i sëmundjeve që lidhen me  probleme të zemrës  dhe ishemitë zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej.  Përllogarten se humbin jetën për shkak të këtyre problemeve 568,6 persona për 100 mijë banorë. Shqetësues është fakti se krahasuar me një vit më parë, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 10,8 %.

Por po kështu ka një rritje të nivelit të vdekshmërisë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes me gati 1.5 herë. Ndërkohe që nuk mbeten pas, humbjet e jetës për shkak të sëmundjeve tumorale.

Rritja e vdekshmërisë gjatë vitit 2021 sipas ekspertëve është ndikuar edhe nga pasojat që covid shkaktoi në shëndetin e përgjithshëm të popullsisë dhe një faktor që e tregon këtë është  rritja e numrit të vdekshmërisë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

Gjatë kohës së pandemisë shumë qytetarë me sëmundje të rënda anashkaluan mjekimin për shkak të frikës duke rënduar gjendjen shëndetësore.

Në një vlerësim sipas qarqeve, Gjirokastra regjistron numrin më të lartë të vdekjeve  për 100 mijë banorë, dhe shkak kryesor kanë tumoret,  ndërsa më i ulëti regjistrohet në qarkun Kukës. Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të vdekshmërisë për grupin “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët .

Sondazh

Poll