Politike

Opozita nis me kritika seancë, Shehi dhe Baçi me kërkesa: Po shkelni rregulloren

Shehu ka kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, e cila e propozuar disa ditë më parë nga Kryetari i PD-së Sali Berisha nuk u miratua.

6 Qershor 2022, 17:21 Nga k.m

Opozita nis me kritika seancë, Shehi dhe Baçi me kërkesa: Po

TIRANË- Në nisjen e seancës së sotme plenare, të drejtuar nga Ermonela Felaj, i pari që ka marrë fjalën ka qenë deputeti i PD-së, Tritan Shehu i cili kritikoi mazhorancën duke i akuzuar për shkelje të rëndë të rregullores.

Shehu ka kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, e cila e propozuar disa ditë më parë nga Kryetari i PD-së Sali Berisha nuk u miratua.

Ka një problem të rëndë procedural që lidhet me mosrespektim e rregullores. Ne kemi një rregullore të shenjtë. Prej shumë ditësh një grup deputetësh kemi depozituar kërkesën për mocion debat për të dënuar gjenocidin serb. Në bazë të rregullores thuhet që brenda tre ditësh duhet të mblidhet konferenca e kryetarëve.”-tha Shehu.

Ndërkohë që dhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike Luan Baçi, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare është ankuar për kohën që janë përcaktuar për seancat e lira, ku deputetët flasin për shqetësimet e zgjedhësve.

Të gjejmë kohë edhe për ne që jemi jashtë grupeve parlamentare. Keni vënë vetëm 22 minuta për deputetët jashtë grupeve parlamentare. Duhet të kishte kohë të bollshme për çdo deputet që të shpaloste problematikat e zgjedhësve. Unë për shembull nuk flas dot sot. 22 minuta është kohë e pamjaftueshme”, tha Baçi.

Felaj informoi deputetin se një ndryshim i tillë do të kërkonte ndryshimin e gjithë rregullores së Kuvendit.

 “Ju e thatë edhe vetë që koha është përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Nëse do të ndryshonte në të ardhmen duhet ta diskutojmë së bashku”, tha Felaj.

 

Sondazh

Poll