Bota

Një tjetër gjeneral rus u vra nga forcat ukrainase

Ushtria e Ukrainës konfirmoi gjithashtu vrasjen e gjeneralit Kutuzov, pa ofruar detaje të mëtejshme rreth rrethanave

6 Qershor 2022, 13:34 Nga d.d
Një tjetër gjeneral rus u vra nga forcat ukrainase
Foto Ilustruese

RUSI- Gjenerali rus Major Roman Kutuzov, u vra duke udhëhequr një sulm në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

"Gjenerali i kishte çuar ushtarët në sulm. Nga ana tjetër, Roman ishte i njëjti komandant si gjithë të tjerët, ndonëse me gradë më të lartë,” tha gazetari Alexander Sladkov.

Sipas BBC, ushtria e Ukrainës konfirmoi gjithashtu vrasjen e gjeneralit Kutuzov, pa ofruar detaje të mëtejshme rreth rrethanave.

Komandantët rusë janë detyruar gjithnjë e më shumë në front në një përpjekje për të çuar përpara pushtimin dhe Moska ka konfirmuar vdekjen e tre gjeneralëve të lartë.

Kievi pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë dhe zyrtarët e inteligjencës perëndimore thonë se të paktën 7 komandantë të lartë janë vrarë.

 

Sondazh

Poll