Bota

Zjarri në Bangladesh, 50 viktima nga shpërthimi i depos së kontejnerëve (FOTO)

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në portin e Chittagong, qytetit të dytë më të madh në vend

6 Qershor 2022, 12:58 Nga d.d
Zjarri në Bangladesh, 50 viktima nga shpërthimi i depos së
Foto ilustruese

BANGLADESH- Të paktën 49 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur, pasi një depo kontejnerësh në Bangladesh u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në portin e Chittagong, qytetit të dytë më të madh në vend.

Qindra njerëz kishin mbërritur për të shuar zjarrin kur një numër i kontejnerëve të transportit shpërthyen në Sitakunda. Mendohet se në disa nga kontejnerët kishte lëndë kimike.

"Shpërthimi më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur," tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed.

Sipas BBC, shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Spitalet në zonë janë të mbingarkuar, me turma njerëzish që presin në korridor për trajtim. Mjekët kanë apeluar për dhurim gjaku dhe disa nga të plagosurit janë transportuar me avion në kryeqytetin Dhaka.

Shumë njerëz në Bangladesh po e krahasojnë këtë shpërthimi me atë që goditi Bejrutin në vitin 2020.

Sondazh

Poll