Bota

Përfundon në burg gjeologu britanik, mori disa gurë 200-vjeçarë në Irak

66-vjeçari gjeologu Jim Fitton mblodhi 12 gurë dhe copa qeramike të thyer gjatë një turneu të fundit arkeologjik në vend.

6 Qershor 2022, 13:06 Nga DOSJA
Përfundon në burg gjeologu britanik, mori disa gurë
Jim Fitton

IRAK- Një gjeolog britanik në pension është dënuar me 15 vite burg pasi mori disa objekte në Irak. 66-vjeçari gjeologu Jim Fitton mblodhi 12 gurë dhe copa qeramike të thyer gjatë një turneu të fundit arkeologjik në vend.

Sipas BBC, Fitton ka këmbëngulur se nuk ishte në dijeni se po shkelte ligjet irakiane. Një gjerman i arrestuar së bashku me Fitton, Volker Waldmann, u lirua nga të njëjtat akuza. Të dy u arrestuan në aeroportin e Bagdadit më 20 mars. Avokati i Fitton tha se ai do të apelonte vendimin me arsyetimin se nuk kishte qëllim kriminal. Dënimi maksimal për heqjen e objekteve është dënimi me vdekje.

Fitton mblodhi sendet si suvenire ndërsa vizitoi një vend në Eridu, në juglindje të Irakut. Ndërkohë ministria e Jashtme ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në procesin gjyqësor të një vendi tjetër dhe e ka bërë të qartë kundërshtimin e saj ndaj dënimit me vdekje.

Sondazh

Poll