Bota

'Fitorja e parë" e veteranëve të UÇK-së, nuk kalon projektligji për pagën në Kosovë, votojnë vetëm 51 deputetë

Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të këtij projektligji, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë para Kuvendit.

6 Qershor 2022, 13:08 Nga DOSJA
'Fitorja e parë" e veteranëve të UÇK-së,
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Gjatë seancë plenare që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, teksa ish-veteranët e UÇK-së po protestojnë jashtë, nuk është plotësuar kuorumi që projektligji për pagën minimale të miratohet.

Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të këtij projektligji, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë para Kuvendit.

Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe tentuan të futen brenda ku e konsiderojnë si të papranueshme faktin që nuk janë përfshirë në projektligjin e pagave.

Sondazh

Poll