Bota

VIDEO/ Rrezikoi të përhapej në shtëpitë pranë, vihet nën kontroll zjarri në Greqi

Për shkak të zjarrit është ndalur qarkullimi në rrugën Agiou Ioannou, në rrjedhën e poshtme deri në Manastirin e Agios Ioannis Prodromos.

6 Qershor 2022, 13:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrezikoi të përhapej në shtëpitë pranë,
Zjarr në Greqi

GREQI- Përfshihet nga zjarri në orën 12:30 një zonë e banuar në Luçë, Greqi. Zjarri është përhapur në një kodër me bimësi të ulët të përzier (barishte dhe shkurre) në kryqëzimin e rrugëve Makedonomachon dhe Nikitara.

Sipas Proto thema, zjarri ka nisur nga një truall në rrugën Nikitara dhe po vijon tashmë në Kodër ku ka një pyll të dendur me pisha. Forcat zjarrfikëse janë vënë në lëvizje për të parandaluar përhapjen e zjarrit.


 Për shkak të zjarrit është ndalur qarkullimi në rrugën Agiou Ioannou, në rrjedhën e poshtme deri në Manastirin e Agios Ioannis Prodromos. Në vendngjarje po operojnë 42 zjarrfikëse me 18 automjete, ndërsa nga ajri po punojnë dy avionë dhe një helikopter Erickson për të lehtësuar punën e forcave tokësore. 

Kryetari i Bashkisë së Spatës-Artemidës, Dimitris Markou, tha se në këtë fazë kushtet atmosferike janë të mira, gjë që ndihmon përpjekjet e zjarrfikësve. Ndërkohë, efektivët e zjarrfikësve po mbledhin dëshmitë e banorëve të zonës, për të zbardhur shkakun e saktë të zjarrit. 

Sondazh

Poll