Bota

"Keni të drejtë po mos dhunoni policinë", ish-komandati i UÇK-së thirrje veteranëve në protestë

Për të qetësuar protestuesit ka dalë para derës së Kuvendit deputeti i PDK-së  Hisen Berisha i cili i ka kërkuar atyre që të mos dëmtojnë institucionet dhe mos prekin policët.

6 Qershor 2022, 12:40 Nga d.a
"Keni të drejtë po mos dhunoni policinë", ish-komandati
Hisen Berisha

KOSOVË- Vijon protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës i cili në seancën e sotme pritej të diskutonte projektligjin për pagën minimale ku ish-pjesëtarë e OVL-së nuk janë përfshirë.

Për të qetësuar protestuesit ka dalë para derës së Kuvendit deputeti i PDK-së  Hisen Berisha i cili i ka kërkuar atyre që të mos dëmtojnë institucionet dhe mos prekin policët.

Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një duhet ta dini, se këto institucione, këto institucione, ai bar që po e shkelni, këto pemë, këta policë janë tonat. I kemi bë ne. Janë si rezultat i gjakut tonë. Janë si rezultat i gjakut të dëshmorëve. Prandaj ne duhet t’i mbrojmë, jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu kurrgjë, asnjë pemë që është në këtë oborr, e ruana Zot me e prekë institucion”,- tha ish-komandanti i UÇK-së.

Partia Demokratike e Kosovës është shprehur kundër këtij projektligji ku deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj tha në një konferencë për media se “askujt nuk i duhen trazirat”.

Sondazh

Poll