Bota

Ndërron jetë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, organizoi zgjedhjet e para të lira në vend

Gogovski lindi në Tetovë, në vitin 1943. Në vitin 1968 u diplomua në Fakultetin Elektroteknik në Shkup dhe u specializua në Universitetin e Zagrebit. Në periudhën nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë kryetar i Këshillit të fundit Ekzekutiv të Maqedonisë. Si kryeministër i qeverisë kalimtare, ai përgatiti zgjedhjet e para të lira dhe shumëpartiake.

6 Qershor 2022, 12:57 Nga d.a
Ndërron jetë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut,
Gligorie Gogovski

MAQEDONIA E VERIUT-  Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut  Gligorie Gogovski, i cili ishte një nga personalitetet më të rëndësishme dhe më të shquara maqedonase nga jeta ekonomike, shoqërore dhe politike.

Gogovski lindi në Tetovë, në vitin 1943. Në vitin 1968 u diplomua në Fakultetin Elektroteknik në Shkup dhe u specializua në Universitetin e Zagrebit. Në periudhën nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë kryetar i Këshillit të fundit Ekzekutiv të Maqedonisë. Si kryeministër i qeverisë kalimtare, ai përgatiti zgjedhjet e para të lira dhe shumëpartiake.

Ai ishte kryeministër i shtetit nga viti 1986 deri më 1991 dhe njihet si kryeministri i fundit i Maqedonisë Socialiste.

Aktiviteti i tij shumëvjeçar i suksesshëm në treg do të jetë frymëzim, nxitje dhe shembull për krijimin e vlerave. Brezat e ardhshëm do të shohin në të një shembull nga i cili do të mësojnë dhe, duke u përmirësuar, do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë për shumë vite në vijim.

Gligorie Gogovski do të varroset sot në orën 13:00 në varrezat e Tetovës.

Sondazh

Poll