Bota

Autobusi me 30 pasagjerë bie në humnerë, vdesin 26 persona

Uttarakhand ka disa nga vendet më të shenjta hindu të cilat vizitohet nga miliona pelegrinët çdo vit, por ka rrugë tejet të rrezikshme.

6 Qershor 2022, 12:25 Nga j.c
Autobusi me 30 pasagjerë bie në humnerë, vdesin 26 persona
Aksidenti i Indi

INDI- 26 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur pasi një autobus në një rajon malor të Indisë, Uttarakhand u rrëzua në një humnerë. Autobusi po transportonte 30 persona përfshirë shoferin, për në Yamunotrim vend i largët i pelegrinazhit hindu në shtetin Himalayan, kur doli nga rruga të dielën në mbrëmje.

Sipas Reuters, aksidenti ndodhi pranë Damta në rrethin Uttarkashi, rreth 160 km (100 milje) nga kryeqyteti i shtetit Dehradun.

“Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital”, -tha mbikëqyrësi i policisë së qarkut, Arpan Yaduvanshi.

Uttarakhand ka disa nga vendet më të shenjta hindu të cilat vizitohet nga miliona pelegrinët çdo vit, por ka rrugë tejet të rrezikshme. Kryeministri Narendra Modi njoftoi një kompensim prej 200,000 rupi indiane (2,575 dollarë) secila nga Fondi Kombëtar i Ndihmës së Kryeministrit për familjet e të vrarëve në aksident. Të plagosurit do të marrin 50,000 rupi (644 dollarë) secili.

Sondazh

Poll