Bota

Protestë në Kosovë/ Deputetët gati për seancë, veteranët tentojnë të hyjnë në sallë

Veteranët po protestojnë pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

6 Qershor 2022, 12:14 Nga j.c
Protestë në Kosovë/ Deputetët gati për seancë,
Kosovë

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën e zakonshme ku mbahen seancat plenare. Ndërkohë veteranët e UÇK-së janë mbledhur jashtë duke protestuar. Ata kanë paralajmërojnë se do të futen brenda. Situata erdhi pasi veteranët u nisën drejt dyerve të Kuvendit.

“Me hy kemi me hy”, u dëgjua duke thënë njëri nga veteranët në krye të turmës që po qëndron në prag të dyerve të institucionit më të lartë ligjvënës, sipas Express.

Veteranët kërkojnë që të anulohet seanca e cila do të mbahej sot. Veteranët po protestojnë pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës.

Sondazh

Poll