Bota

VIDEO/Nuk përmbahen veteranët e UÇK-së, sharje dhe ofendime në drejtim të Albin Kurtit

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihen veteranët teksa bërtasin në sharje dhe ofendime ndaj Kurtit. Në protesta janë dëgjuar disa ofendime në drejtim të Kurtit dhe kërkojnë me ngulm që kryeministri të dalë para tyre dhe të japë llogari.

6 Qershor 2022, 12:30 Nga DOSJA
VIDEO/Nuk përmbahen veteranët e UÇK-së, sharje dhe
Protesta e veteraneve

KOSOVË- Veteranët e UÇK-së janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës duke protestuar dhe duke kërkuar kryeministrin Albin Kurti, i cili në fakt nuk gjendet në Kosovë.

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihen veteranët teksa bërtasin në sharje dhe ofendime ndaj Kurtit. Në protesta janë dëgjuar disa ofendime në drejtim të Kurtit dhe kërkojnë me ngulm që kryeministri të dalë para tyre dhe të japë llogari.

"Duam Albin k..ën"-dëgjohet të bërtasë një protestues duke mos u përmbajtur në ofendime dhe sharje ndaj kryeministrit.

Protestuesit, të cilët ndodhen para Kuvendit të Kosovës, bëjnë fajtor qeverinë për mospërfshirjen e tyre në rpjektligjin e pagës minimale dhe kërkojnë Kurtin që t'i japë llogari.

 

 

Më herët, protestuesit hynë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa forca të shtuara të Policsë e rrethuan atë. Pas përshkallëzimit të situatës, ka ndërhyrë njësia speciale e Policisë. Autoblindat e saj janë parë rrugëve të Prishtinës. 

Sondazh

Poll