Bota

Papa drejt dorëheqjes? 'Tremben' italianët, shenjat që lidhen me largimin nga Vatikani

Frika se Papa mund të japë dorëheqjen lidhet edhe me simbolikën e këtij qyteti, historikisht e lidhur me kujtimin e Celestine V -së, Papa i parë i dorëhequr në histori.

6 Qershor 2022, 12:27 Nga A.B
Papa drejt dorëheqjes? 'Tremben' italianët, shenjat që
Papa Francesku

VATIKAN- Papa Françesku mund të japë dorëheqjen. Mediat italiane po raportojnë se Papa do të shkojë në L'Aquila për të mbyllur festimet e faljes Celestinian më 28 gusht. Por në pikëpyetje është vënë gjendja shëndetësore e Papës, i cili ka një muaj që është në karrike me rrota.

Frika se Papa mund të japë dorëheqjen lidhet edhe me simbolikën e këtij qyteti, historikisht e lidhur me kujtimin e Celestine V -së, Papa i parë i dorëhequr në histori.

Një tjetër e dhënë e cila u interpretua për dorëheqje është dëshira e Papës për të ecur në të njëjtën rrugë siç u bë nga Celestine në vitin 2013.

Sondazh

Poll