Bota

Ramush Haradinaj mbështet veteranët, poston një fotografi: Me ta, sot e për mot

Protestuesit janë ndaluar nga forcat e shumta policore, të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës

6 Qershor 2022, 11:49 Nga d.d

 

Ramush Haradinaj mbështet veteranët, poston një fotografi: Me ta,
Foto ilustruese

KOSOVË-Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit, duke kërkuar përfshirjen e tyre për ngritjen e pagës minimale. Mbështetje kanë marrë edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka postuar në faqen e tij tij të Facebook-ut, një fotografi, ku ka shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.

Veteranët janë ndaluar nga forcat e shumta policore, të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës.

Mjetet e blinduara të Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.

Sondazh

Poll