Aktualitet

Kontrolle drejtuesve të mjeteve në Tiranë, ndëshkohen 1679 persona, arrestohen 28

Gjatë një jave janë arrestuar dhe u proceduan penalisht 28 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.

6 Qershor 2022, 12:47 Nga A.B
Kontrolle drejtuesve të mjeteve në Tiranë, ndëshkohen 1679
Policia

TIRANË- Policia rrugore ka ushtruar kontrolle në Tiranë për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Gjatë një jave janë arrestuar dhe u proceduan penalisht 28 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Janë ndëshkuar me masë administrative 999 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 507 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1679 drejtues mjetesh.

NJOFTIMI:

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në këtë kuadër, përgjatë një jave, u arrestuan dhe u proceduan penalisht 28 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Janë ndëshkuar me masë administrative 999 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 507 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1679 drejtues mjetesh.Janë pezulluar 82 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.  Janë vendosur 648 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë hequr 4 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sondazh

Poll