Aktualitet

Dhunë në familje dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë

Në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar pasi mbante me vete lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

6 Qershor 2022, 12:46 Nga A.B
Dhunë në familje dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë
Policia

TIRANË- Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar pasi mbante me vete lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Po ashtu, janë arrestuar edhe 2 persona pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe tjetri ndaj bashkëshortes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. T., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

- D. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. R., 65 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", me detyrë administrator në një firmë private, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë punëtori i firmës, shtetasi P. P. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll