Sport

Kosova para provës së zjarrtë ndaj Greqisë, Giresse me disa ndryshime! (Formacioni i mundshëm)

5 Qershor 2022, 17:22 Nga DOSJA
Kosova para provës së zjarrtë ndaj Greqisë, Giresse me disa
Alain Giresse

KOSOVË- Pas fitores në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve kundër Qipros, ditën e sotme përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndaj Greqisë në stadiumin 'Fadil Vokrri' të Prishtinës. Trajneri i Dardanëve Alain Giresse nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar.

Porta pritet t’i besohet përsëri Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje mund të ketë ndryshime në krahun e djathtë me Benjamin Kolollin që mund ta zëvendësojë Lirim Kastratin, por ky i fundit është favorit për një fanellë titullari.

Betim Fazliji dhe Valon Berisha do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Ibrahim Dresevic ose Florian Loshaj pritet ta zëvendësojnë Blendi Idrizin që nuk shfaqi ndeshje të mirë ndaj Qipros. Muriqi, Zhegrova dhe Bytyqi pritet të formojnë sulmin.

Kosova para provës së zjarrtë ndaj Greqisë, Giresse me disa

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll