Sport

Real Madridi: Trajneri Pablo Laso ka pësuar një atak në zemër, gjendja e qëndrueshme!

Trajneri i skuadrës madrilene në basketboll për meshkuj ndodhet aktualisht në spital pas një ataku kardiak. Të shtunën, ai kishte udhëhequr ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kampionatit spanjoll

5 Qershor 2022, 17:01 Nga DOSJA

Real Madridi: Trajneri Pablo Laso ka pësuar një atak në

SPANJE - Fitorja e Real Madridit ndaj Baskonias (83-71) të shtunën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kampionatit spanjoll, u njolloset nga infarkti që pësoi trajneri madrilen, Pablo Laso. Ai është shtruar në spital, ndërkohë që Reali vetëm sa konfirmuar lajmin. Gjendja shëndetësore e trajnerit, sipas të përditshmes ‘Marca’, ai është në një gjendje stabile.

Ai e kaloi konferencën për shtyp pa problem dhe shkoi në shtëpi. Ishte herët në mëngjes kur filloi të ndihej keq dhe të kishte simptomat e para. Laso ishte planifikuar të dilte para mediave nesër në prag të ndeshjes së tretë kundër Baskonias, por ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë ose të drejtojë skuadrën në ndeshjen në Buesa Arena. 

54-vjeçari Laso drejton Real Madridin që nga viti 2011. Ai ishte pesë herë kampion i Spanjës dhe dy herë fitoi Euroligën (në 2015 dhe 2018) me skuadrën nga kryeqyteti spanjoll. Më 21 maj, Reali u mund në finalen e Euroligës nga Efes Stamboll (58-57). Madridi do të luajë sërish me Vitorian të martën për ndeshjen e tretë të gjysmëfinales. Nëse fiton, Reali do të kualifikohet në finale. 

Real Madridi: Trajneri Pablo Laso ka pësuar një atak në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll