Sport

Rebic dhe para, 'dhurata' e parë e presidencës së Milanit e ka emrin... Zaniolo

Milan dëshiron Nicolo Zaniolo-n. Negociatat për xhevahirin e Romës është i ndërlikuar, por nuk është i pamundur me kushtet e duhura

4 Qershor 2022, 19:26 Nga DOSJA
Rebic dhe para, 'dhurata' e parë e presidencës së
Zaniolo

ITALI- Milan dëshiron Nicolo Zaniolo-n. Negociatat për xhevahirin e Romës është i ndërlikuar, por nuk është i pamundur me kushtet e duhura. Nëse Roma kërkon të paktën 40 milionë euro për Zaniolon, vullneti i Milanit është të gjejë formulën e duhur për të ulur pjesën ekonomike.

Sport Mediaset” shkruan se kuqezinjtë po studiojnë formulën e duhur për të arritur tek talenti italian, ku në orët e fundit hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm me sulmuesin kroat Rebic ka fituar terren.

Sigurisht Milanit do t’i duhej që bashkë me kartonin e sulmuesit kroat të ofronte dhe një shumë të konsiderueshme parash për të barazuar vlerën kartonit të Zaniolos, që Roma e vlerëson jo më pak se 40 milionë euro. Zaniolo është në orbitën e Milanit dhe mund të jetë dhurata e titullit kampion së pronësisë së re.

E.Ç (Dosja.al)

349929

Sondazh

Poll