Sport

Manchester United pa trofe, Ronaldo nuk 'del duarbosh' nga sezoni katastrofik i klubit

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të sezonit 2021-2022 te Manchester United.

4 Qershor 2022, 19:02 Nga DOSJA

Manchester United pa trofe, Ronaldo nuk 'del duarbosh' nga sezoni

ANGLI- Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të sezonit 2021-2022 te Manchester United. Gjatë periudhës së tij të parë te United, Ronaldo fitoi çmimin e lakmuar në tre sezone - 2003/04, 2006/07 dhe 2007/08. Sulmuesi portugez mori votat e tifozëve dhe mori sërish çmimin e famshëm.

David De Gea ishte i vetmi lojtar që fitoi katër herë për trofeun Matt Busby. Ndërsa skuadra dështoi për çdo lloj objektivi, pesë herë fituesi i Topit të Artë shijoi një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 24 gola në të gjitha kompeticionet duke sfiduar këdo që dyshonte se 37-vjeçari mund të performonte mirë në futbollin anglez pas periudhave të tij të gjata në Spanjë dhe Itali.

Pavarësisht se United nuk do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm, Ronaldo ka vendosur që të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” dhe t’I ndihmojë të ringrihen.

E.Ç (Dosja.al)

12265

Sondazh

Poll