Sport

Pas fitores së Champions, Thibaut Courtois ka marrë një vendim të mrekullueshëm…

Portieri belg i Real Madridit i ka grumbulluar momentet e lumturisë të gjitha së bashku. Në nivel sportive, por edhe privat

4 Qershor 2022, 19:17 Nga DOSJA

Pas fitores së Champions, Thibaut Courtois ka marrë një vendim

SPANJE - Po përjeton një periudhë madhështore Thibaut Courtois, portieri belg i Real Madridit. Pasi fitoi Champions League vetëm një javë më parë, ku u cilësuar edhe si ‘Lojtari i ndeshjes’, ai po kalon një periudhë pushimi, edhe pas një dëmtimi muskulor që i ka privuar grumbullimin me kombëtaren e Belgjikës për Nations League.

Por këto festa janë të favorshme edhe për një tjetër moment të madh për Thibaut Courtois. Në të vërtetë, disa media madrilene transmetojnë informacionin, duke zbuluar me ndihmën e një paparaci se portieri belg i ka kërkuar të martohet shoqërueses së tij, modeles Mishel Gerzig, me të cilën bashkëjeton zyrtarizuar prej një viti. Urime ‘zogjve te ardhshëm’ të dashurisë...

Pas fitores së Champions, Thibaut Courtois ka marrë një vendim

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll