Sport

Boris Johnson projekton një Premier League pa baste, një katastrofë financiare për futbollin britanik

Qeveria britanike po studion heqjen e logove të basteve nga fanelat e skuadrave të futbollit, gjë që llogaritet se kjo masë mund t’i sjellë një humbje prej rreth 44 milionë euro për çdo ekip

3 Qershor 2022, 15:05 Nga DOSJA

Boris Johnson projekton një Premier League pa baste, një

ANGLI - Klubet e Premierligës përballen me kërcënimin e zhdukjes së kompanive të basteve nga fanellat e tyre. Disa sponsorizime milionerësh, që kanë tentakulat e tyre rreth gjysmës së ekipeve në ligë dhe që përfaqësojnë një biznes prej më shumë se 16.000 milionë euro për Mbretërinë e Bashkuar.

Por qeveria synon të ndalojë zgjerimin e kompanive të basteve, pasi këto thuhet se kanë rrezikuar jetën dhe standartin e rreth tre milionë njerëz në vend. Sipas rrjetit britanik, ekzekutivi i Boris Johnson planifikon që, midis 2023 dhe 2024, sponsorizimet e basteve të zhduken nga fanellat e skuadrave të Premier League.

Kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për financat e klubeve, të cilat ushqehen nga një biznes në rritje dhe që gjeneron rreth 14.000 milionë paund në vit në Mbretërinë e Bashkuar (16.000 milionë euro), ndërkohë që heqja e logove të kompanive të basteve nga fanelat e skuadrave të Premier league, mund të shkaktojë një vrimë prej rreth 44 milionë euro për çdo ekip.

Klube si Leeds United dhe West Ham United duken si sponsorët kryesorë të kompanive të basteve, kur pothuajse gjysma e ekipeve të Premier League, përveç kësaj, në një masë më të madhe ose më të vogël, kanë disa lloj marrëdhënieje me këtë biznes. Madje vetë Liga e Futbollit anglez (EFL) ka një kompani bastesh, si një nga tre sponsorët kryesorë dhe ky është një problem shumë më i vështirë për t'u trajtuar sesa ai i Premier.

Boris Johnson projekton një Premier League pa baste, një

Prandaj qeveria synon të godasë fillimisht sponsorizimet e Premier League dhe më pas të ndërmarrë ndryshimin në pjesën tjetër të piramidës së futbollit anglez. Për shkak të afërsisë së fillimit të sezonit, qeveria ka frikë se kontratat për 2023-2024 tashmë janë duke u negociuar, çdo ndryshim në rregullore, sa më parë, nuk do të do të ishte për këtë fushatë.

Ndryshimi ka marrë mbështetjen e figurave të mëdha të futbollit anglez, si Peter Shilton , futbollisti anglez që ka veshur më shumë fanellën e kombëtares. Ai i paraqiti qeverisë një peticion, të nënshkruar nga 12.000 persona, në të cilin kërkohet një rregullim në ligj. Nuk është çudi që ish-portieri 71-vjeçar, pranoi se ishte i varur nga bixhozi për 45 vitesh.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll