Politike

Rama sulmon sërish artistët me fjalët e ish-deputetes së PD, Raimonda Bulkut. Aktorja: Mos e shemb Teatrin

25 Korrik 2019, 09:24 Nga DOSJA
Rama sulmon sërish artistët me fjalët e ish-deputetes së PD,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e tek Teatri Kombëtar, duke i quajtur ata që po protesojnë si një minorancë të zhurmshme dhe e verbër teatralo-politike dhe nuk përfaqëson opinion-publik.

Më tej Rama ka sjell në vëmendjen e publikut disa fjalë të ish-deputetes dhe aktores së PD, Raimonda Bulkut, e cila është për një teatër të ri dhe për shembjen e godinës ekzistuese.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS

 Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Ky është reagimi i tretë i Ramës për sot, ku ka treguar dhe njëherë vendosmërinë e tij për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Ndërkohë vet aktorja Raimonda Bulku ka reaguar duke thënë se ajo nuk është për shembje të godinës së vjetër, pasi sipas saj nuk mund të shkatërrosh atë që kemi. 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Një ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture. Sot në orën 11:30 Basha do të nënshkruajë marrëveshje me aktorët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ngujimi tek teatri raimonda bulku shembja e teatrit kombëtar edi rama ngujimi tek teatri raimonda bulku shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll