Politike

Basha tregon çfarë u tha prokurorëve belg: Balla duhet të ishte prapa hekurave

25 Korrik 2019, 08:56 Nga DOSJA
Basha tregon çfarë u tha prokurorëve belg: Balla duhet të

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas marrjes në pyetje ka dhënë një deklaratëepër meidat. Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belg dhe para tyre ka treguar detaje në lidhje me çështjen “Toyta Yaris”. 

“Dhash informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash.

Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd.  Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.  Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë. Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”, ka qenë kjo deklarata Bashës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris krimet e renda lulzim basha taulant balla toyota yaris 3.4 mln euro ne toyota auris krimet e renda lulzim basha taulant balla toyota yaris

Sondazh

Poll