Politike

Luftëtari drejt shkrirjes, Zamira Rami i dha klubit 57 mln lekë 10 ditë para dorëheqjes së Tavos

25 Korrik 2019, 08:32 Nga DOSJA
Luftëtari drejt shkrirjes, Zamira Rami i dha klubit 57 mln lekë 10

GJIROKASTËR- Grigor Tavo ka marrë para nga Bashkia Gjirokastër deri ditët e fundit përpara se të dorëhiqej si president i klubit. Sipas informacioneve mësohet se nga arka e Bashkisë, me firmë të kryetares Zamira Rami, i kanë kaluar në llogari të klubit rreth 80 milionë lekë të vjetra.

Por deri tani të konfirmuara nga Thesari i Shtetit, Dega Gjirokastër, janë 57 milionë lekë të vjetra. Pagesa është kryer më datë 12 korrik. Sipas Argjirolajm bëhet me dije se bashkia i ka dhënë këto para si subvencion për klubin për të mbuluar humbjet, por ende nuk dihen si janë përdorur.

Nga ana tjetër, duket e cuditshme se si Zamira Rami në ditët e fundit të mandatit nxjerr nga llogaria e Bashkisë Gjirokastër këto miliona lekë në një kohë kur klubi është shpërbërë. Edhe sikur pagesa e kësaj shume të ketë qenë detyrim i bashkisë ndaj klubit, në kushtet kur Luftëtarit i ka mbetur vetëm emri, një kryebashkiak i përgjegjshëm s’do të procedonte më tej me këtë pagesë, shkruan më tej po e njëjta media.

Grigor Tavo dha dorëheqjen 10 ditë pasi Bashkia Gjirokastër i kishte kryer pagesën prej 57 milionë, e faktuar përmes dokumentit më poshtë. Tashmë Luftëtari është në një krizë të thellë financiare dhe klubi po shkon drejt shpërbërjes, pasi nuk po investon askush. Luftëtari për disa vite me radhë ka qenë një skaudër që ka luajtur në nivelet të larta të futbollit shqiptar, ku është renditur në mesin e tabelës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grigor tavo luftetari zamira rami grigor tavo luftetari zamira rami

Sondazh

Poll