Sport

Shakira dhe Piqué janë në krizë: këngëtarja ka zbuluar një tradhëti…

Lajmi vjen nga Spanja: duket se lojtari i Barcelonës është larguar nga shtëpia që ndante me partneren dhe fëmijët.

3 Qershor 2022, 11:38 Nga DOSJA

Shakira dhe Piqué janë në krizë: këngëtarja ka

SPANJE - 12 vjet pas takimit të pare, që u zhvillua me rastin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, janë në krizë, një hap larg lamtumirës. Mospërfillja e bujshme vjen nga gazeta spanjolle ‘El Periodico’, e cila ka mbledhur të dhëna të shumta të kësaj ‘frakture’, që kërcënon të ndryshojë përgjithmonë jetën e yllit të ‘pop’-it dhe lojtarit. 

Duket se këngëtarja ka zbuluar një  tradhëti të partnerit të saj. Plus, sportisti rrinte me disa miq nga klubet e natës dhe shihej disa herë me gra të tjera. Daljet e natës, që zgjasin deri në agim e kanë tërbuar artisten latine, e cila kishte vendosur ta largonte Piqué. Duket se ky i fundit është kthyer për të banuar në banesën e tij të vjetër, që ndodhet në zonën e Muntanerit.

Në periudhën e fundit kanë dalë të dhëna të tjera që sugjerojnë një krizë të supozuar. Shakira shkoi dy herë me pushime në Ibiza me fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, ku nuk u duk as hija e Piqué. Çifti prej muajsh nuk shfaqet më i bashkuar dhe madje, në rrjetet sociale, fotot dhe dedikimet romantike kanë pak kohë, më saktë që nga marsi i kaluar, janë zhdukur. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, kënga e fundit e Shakirës “Te Felicito”, flet për sjelljen e gabuar të një mashkulli ndaj gjysmës së tij më të mirë. "Nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra, për ty vura duart në zjarr, plaga që më bëre nuk më preu lëkurën, por m'i hapi sytë, u skuqa nga që qaja aq shumë për ty", thuhet në disa vargje. Për shumë, ato ishin një referencë e qartë për mbrojtësin e Barcelonës...

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll