Sport

Dopiedë e Cavanit, Uruguaji dominon dhe mposht me lehtësi Meksikën

Ish-sulmuesi i Manchester United arriti në 56 gola për kombëtaren (në 131 ndeshje) dhe është i vetëm pas Luis Suarez, që mungoi në këtë ndeshje

3 Qershor 2022, 10:53 Nga DOSJA

Dopiedë e Cavanit, Uruguaji dominon dhe mposht me lehtësi

SHBA - Uruguaji mposhti Meksikën 3-0 mëngjesin e sotëm, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Glendale, Phoenix, të Shteteve të Bashkuara.

Në këtë takim, autorët e golave të fitores ishin Matias Vecino në minutën e 34-t, ndërsa Edinson Cavani realizoi dy herë, në minutën e 46-të dhe të 53-të.

Ish-sulmuesi i Manchester United arriti në 56 gola për kombëtaren (në 131 ndeshje) dhe është i vetëm pas Luis Suarez, që mungoi në këtë ndeshje, por kryeson listën e shënuesve të Uruguajit me 68 gola.

Dopiedë e Cavanit, Uruguaji dominon dhe mposht me lehtësi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll