Sport

Franca gati për Danimarkën, Deshamp mban zi, qëndron pranë familjes

3 Qershor 2022, 10:34 Nga DOSJA
Franca gati për Danimarkën, Deshamp mban zi, qëndron pranë

FRANCE - Francezët do të presin sot në shtëpi kombëtaren e Danimarkës, ndeshja e parë e Grupit A1 për Ligën e Kombeve. Blutë do të drejtohen nga zëvendstrajneri Gai Stefën, pasi kryesori Didie Deshamp është ende në zi, pas ndarjes nga jetë i të atit.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Deshampin, i cili ka mbetur shumë i prekur nga humbja e të atit, ndonëse Didie është një ndër personat më të fortë që njoh. Ai nuk do të jetë këtu me ne sot, pasi po i qëndron pranë familjes, por ky fakt na shtyn që ne të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të fitojmë për trajnerin tonë.”, ishin fjalët e para të tij.

Më pas ai foli dhe për kundërshtarët: “Danimarka? Do të jetë një test i rëndësishëm, pasi duam që t’i njohim më mirë ata dhe jo vetëm, në pritje të një përballje të mundshme në Kupën e Botës. Personalisht them se janë një ndër kombëtaret më të nënvlerësuara të botës, por ne nuk do ta bëjmë këtë gabim.

Flasim për përfaqësuesen numër 11 të globit, e cila ka lënëpas jo skuadra dosido, por Gjermaninë, Uruguain, Suedinë, Senegalin etj. Në të njëjtën kohë, Danimarka besoj se di mirëse duhet tëketë shumë frikë nga ne, pasi kemi jo vetëm njësulm bombastik me Grizman, Benzema e Mbape, të cilët flasin me gjuhën e golit, por edhe shumë talent tjetër në dispozicion, i cili jam i bindur se mund të dërgojnë Francën tenjë tjetër Kupë Bote.

Gjithsesi, për këtë argument do të mendojmë më seriozisht në Katar, ndaj objektivi i sotëm është fitorja me danezët”, tha Stefën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll