Sport

Barcelona në alarm, mbetet në "ajër" Lewandowski

Plani është të sigurohen 740 milionë euro në total për të çliruar kështu merkaton e klubit. Dhe sipas “Mundo Deportivo” reduktimi i pagave që do të diskutohet nuk përfshin vetëm forcën punëtore në përgjithësi, por edhe futbollistët

3 Qershor 2022, 10:21 Nga DOSJA
Barcelona në alarm, mbetet në "ajër" Lewandowski

SPANJE - Në asamblenë e jashtëzakonshme që Barcelona ka thërritur më 16 qershor për të diskutuar një plan operacional se si të ekuilibrojnë borxhet, përveç shitjes së 49.9% të aksioneve të kompanisë në zotërimin e klubit “Barça Licensing and Merchandising” dhe shitjes së 25% të të drejtave televizive të La Ligës për një apo më shumë kompani, po mendohet edhe ulja e rrogave me 50%.

Plani është të sigurohen 740 milionë euro në total për të çliruar kështu merkaton e klubit. Dhe sipas “Mundo Deportivo” reduktimi i pagave që do të diskutohet nuk përfshin vetëm forcën punëtore në përgjithësi, por edhe futbollistët, me përjashtim të të gjithë atyre që kanë rinovuar së fundmi: Ansu Fati, Pedri dhe Arauhom por edhe ata që kanë firmosur në merkaton e fundit të dimrit.

Përveç kapitenëve (Buskets, Pike dhe Alba), sepse Serxhi Roberto nuk preket për shkak të klauzolës së rinovimit, ulja e pagës do të aplikohet me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës.

Me Kesin dhe Kristensenin është arritur prej kohësh akordi, por lojtarët që vijnë me parametër zero nuk mund federohen ende. Kërcënuese është edhe situata për Levandovskin, me presidentin e La Ligës, Havier Tebas, i cili pranoi këtë javë se transferimi i sulmuesit polak është i pamundur. Trajneri Ksavi ka kërkuar 8 futbollistë, përfshirë Azpilikuetën dhe Alonson.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll