Sport

Portugalia, pa Ronaldon në fushë si "një bar pa birrë"…

Edhe shtypi spanjol e ka kritikuar mungesën e yllit portugez në ndeshjen e Nations League "Ndonjëherë të krijohej ndjesia, se Portugalia ka më shumë futbollistë se futboll,"- ndër të tjera shkruan ajo

3 Qershor 2022, 07:43 Nga DOSJA
Portugalia, pa Ronaldon në fushë si "një bar pa

SPANJE - Sikurse dihet, në ndeshjen Spanjë-Portugali (1-1), të luajtur në Seville për Nations League, CR7 nuk luajti si titullar. Një gjë e tillë, natyrshëm që do të binte në sy dhe do të tërhiqte vëmendjen e medias.

Një titull goditës ishte nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’ për situatën e pazakontë të Cristiano Ronaldos, që e nisi ndeshjen kundër Spanjës në stolin e zëvendësuesve (u aktivizua në të 62-tën).

“Prania e Ronaldos në stol, i dha një mjedis të panatyrshëm ngjarjes, sikur të ishte në një lokal pa birrë”,- lexohet në kronikën online, të gazetës spanjole. Kishte një frazë tjetër që biente në sy. "Ndonjëherë të krijohej ndjesia se Portugalia ka më shumë futbollistë se futboll."    

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll