Sport

A doni trajner? I telefonojini Joao Sacramentos…

Ai kishte kontratë me verdhekuqtë deri në vitin 2024, por la detyrat e tij në janar për t'u përgatitur për këtë sfidë. Aktualisht emri i tij është në axhendën e disa klubeve në liga të ndryshme europiane

3 Qershor 2022, 10:28 Nga DOSJA
A doni trajner? I telefonojini Joao Sacramentos…

PORTUGALI - Në moshën 33-vjeçare, João Sacramento do të jetë afër fillimit të karrierës së tij si trajner. Ndihmësi i José Mourinhos te Tottenham dhe Roma, ai kishte kontratë me verdhekuqtë deri në vitin 2024, por la detyrat e tij në janar për t'u përgatitur për këtë sfidë. Aktualisht emri i tij është në axhendën e disa klubeve në liga të ndryshme europiane, veçanërisht në Ligue 1 të Francës.

Këtë e garanton “The Sun”, gazeta angleze që kujton edhe periudhën, në të cilën portugezi kreu detyrën e trajnerit në mënyrë të përkohshme (gjashtë ndeshje në 2017/18) teksa ka drejtuar Lille, ku asistoi Marcelo Bielsa dhe Christophe Galtier.

Në futbollin francez, Sacramento ishte gjithashtu vëzhgues i Monacos në epokën e Claudio Ranierit dhe Leonardo Jardim, pozicion që e kishte mbajtur edhe në 2012 dhe 2013 në kombëtaren e Uellsit.

Nga video-analist, tani si trajner, portugezi është vlerësuar së fundmi edhe nga José Mourinho: “João Sacramento dëshmoi se ishte një djalë i talentuar dhe na ndihmoi në pjesën e parë të sezonit. I uroj më të mirat për të ardhmen tij.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll