Sport

Te Lazio hapi i parë u bë. Pas rinovimit të kontratës së Sarrit, nis tregu…

Kontrata e nënshkruar një vit më parë ishte zgjatur deri në vitin 2023. Njoftimi zyrtar ka mbërritur në orët e fundit, për një marrëveshje që nuk përfshin klauzola apo hipoteka

3 Qershor 2022, 07:11 Nga DOSJA

Te Lazio hapi i parë u bë. Pas rinovimit të kontratës

ITALI - Pas thashethemeve, afrimeve dhe frenimit të papritur, ka ardhur radha për firmat. Lazio e ka blinduar Maurzio Sarrin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. Me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse, kryesisht të lidhura me renditjen në Seria A, kontrata e nënshkruar një vit më parë ishte zgjatur deri në vitin 2023. 

Njoftimi zyrtar ka mbërritur në orët e fundit, për një marrëveshje që nuk përfshin klauzola apo hipoteka, kështu u lejon palëve të përfshira të tërheqin një vijë për të ardhmen dhe të fillojnë planifikimin më të qartë të tregut.

Para fillimit të sezonit të ardhshëm, ku Lazio do të përfshihet edhe në Europa League, vera për çelestët premton të jetë jashtëzakonisht e nxehtë. Enigma kryesore, rreth së cilës në thelb sillet i gjithë tregu lacial, mban emrin e Milinkovic-Savic. 

Por Lotito, Sarri dhe menaxherët do të kenë shumë materiale për të menaxhuar, të tilla si zëvendësimi i lojtarëve në maturim, hyrjet e mundshme, rinovimet dhe më shumë. Me pak fjalë, rinovimi i Maurizio Sarri është vetëm hapi i pare në klubin kryeqytetas.

Te Lazio hapi i parë u bë. Pas rinovimit të kontratës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll