Politike

Alibeaj s'shkon nesër në Kuvend, Balla: Fyerje dhe shpërfillje e zgjedhësve, s'sjell përfitim

Taulant Balla tha se ky vendim ishte shpërfillës ndaj qytetarëve,e për më tepër që nuk u sillte asnjë përfitim. 

3 Qershor 2022, 13:38 Nga DOSJA

Alibeaj s'shkon nesër në Kuvend, Balla: Fyerje dhe

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vendosur që të komentojë vendimin e Enkelejd Alibeajt për të bojkotuar seancën e nesërme plenare për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Balla tha se ky vendim ishte shpërfillës ndaj qytetarëve,e për më tepër që nuk u sillte asnjë përfitim. 

"PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë , - pat thënë George Bernard Shaë. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve,"-tha Taulant Balla.

Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë, Enkelejd Alibeaj, pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, presidenti do të jetë zgjatimi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ndaj ka vendosur që të bojkotojë. Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur që të marrë pjesë në procesin e nesërm, duke paralajmëruar megjithatë se do të votojë kundër çdo kandidati që do të hedhë për votim maxhoranca dhe Edi Rama.

Sondazh

Poll