Politike

VD-Zgjedhja e president të ri, Alibeaj ndryshe nga Berisha: Nesër s'votojmë në Kuvend

Sipas tij, presidenti do të jetë zgjatimi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ndaj ka vendosur që të bojkotojë. 

3 Qershor 2022, 13:10 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e president të ri, Alibeaj ndryshe nga Berisha: Nesër
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk do të marrë pjesë në senacën parlamentare ku do të votohet Presidenti i ri i vendit. Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë, Enkelejd Alibeaj, pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, presidenti do të jetë zgjatimi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ndaj ka vendosur që të bojkotojë. 

“Presidenti duhet të simbolizojë vullnetin e popullit. U futëm në këtë proces në mënyrë të hapur, ndoqëm të gjithë hapat. Qëndrimi ynë tashmë është i kuptueshëm për këdo. Që në fillim ne jemi futur në këtë proces për ato që ishin detyrime kushtetuese, morale e politike. Ne pa asnjë lloj kompleksi dhe pa u fshehur u futëm në këtë proces. Morëm pjesë dhe përcaktuam rregullat se si procesi duhet të bashkërendohej dhe i përbashkët. Me gjithë tërheqjen dhe mospërmbushjen e detyrës nga ana e Partisë Socialiste. U provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që t’i jepte shqiptarëve atë President që thotë Kushtetuta. Presidenti duhet të ishte i të gjitha palëve, dhe këtij procesi në i bëmë të gjitha shërbimet. Presidenti duhet të simbolizojë vullnetin e popullit. U futëm në këtë proces në mënyrë të hapur, ndoqëm të gjithë hapat. Ne nesër nuk marrim pjesë në votim për të legjitimuar të gjitha sforcat tona. Figura e nesërme do të jetë një zgjatim i radhës për Edi Ramën. Nuk është ky testi për të përcaktuar se cili është qëndrimi i palëve politike, ia bëmë të qarta shqiptarëve se cilat janë rregullat. Ne bëmë detyrën tonë. Unë besoj se vetëm serioziteti është mbajtur nga ne,"-tha Alibeaj. 

Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur që të marrë pjesë në procesin e nesërm, duke paralajmëruar megjithatë se do të votojë kundër çdo kandidati që do të hedhë për votim maxhoranca dhe Edi Rama. 

Sondazh

Poll