Politike

“O shejtan budalla”, Salianji përplaset me gazetarin, deputeti: Ç’është kjo arrogancë

Shkullaku ka deklaruar se PD-ja nuk do të bashkohet përderisa padia e Enkelejd Alibeajt të jetë.

2 Qershor 2022, 22:30 Nga DOSJA
“O shejtan budalla”, Salianji përplaset me gazetarin, deputeti:
Ervin Salianji dhe Armand Shkullaku

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji është përplasur me gazetarin Armend Shkullaku në lidhje me sitruatën që ka kaluar PD-ja. Të ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN Tv. Shkullaku ka deklaruar se PD-ja nuk do të bashkohet përderisa padia e Enkelejd Alibeajt të jetë. Por kjo u kundërshtua nga Salianji, i cili tha se një person që merr një sopatë në dorë mendon se ka të drejtë, por kjo nuk është e vërtetë.

Ervin Salianji: Unë po them që të çosh emrat për reformën me nxitim pa përfshirë grupin parlamentar dhe duke ditur që kanë një numër të caktuar votash është gabim

Armand Shkullaku: Është një pjesë kjo

Ervin Salianji: Jua thashë që në fillim.

Armand Shkullaku: Nuk shkohet në bashkim more Salianji se më lodhe, nuk shkohet në bashkim kur ti më ke paditur mua e unë ty. Çfarë thua

Ervin Salianji: Të ta them tjetrën, çfarë ndodh?

Armand Shkullaku: Kjo punë është, unë vij tek emisioni jot, me kusht që të mos jesh ti

Ervin Salianji: Këndvështrimi tjetër është që kur ti s’më pranon.

Armand Shkullaku: Ore s’jam unë në rregull apo…Unë flas me fakte, ti…ore dha dorëheqjen Basha, tani të ikë Berisha

Ervin Salianji: Dolën 5 deputetë

Armand Shkullaku: Po ç’më duhet mua

Ervin Salianji: Po si s’të duhet, kanë qenë 31 deputetë të tjerë, ju s’e ndiqni PD-në sa unë, na dëgjojnë dhe njerëzit. 32 deputetë, t’ju them ndonjë info

Armand Shkullaku: Domethënë Alibeaj është përfaqësues i grupit

Ervin Salianji: Jo, s’e thashë këtë

Armand Shkullaku: Më lër ta përfundoj se nuk e thashë unë këtë.

Ervin Salianji: Unë të them tjetër gjë, 32 dolën me një dokument tjetër

Armand Shkullaku: Katër apo pesë ishin firmat kot

Ervin Salianji: Ai dokumenti ishte hajde të bashkohemi

Armand Shkullaku: Jo

Ervin Salianji: Nxirreni tani, unë nuk e kam firmos se ai e bëri me hile, për të tjera arsye

Armand Shkullaku: Unë e kam parë dokumentin, me të dyja versionet.

Ervin Salianji: Ngaqë u ndërrua

Armand Shkullaku: Ishte me të futur, por Salianji bën si shejtan budalla.

Ervin Salianji: A duhet të ulesh me një dokument apo jo, ulesh dhe negocion.

Armand Shkullaku: Ta them me një fjali, këta donin ta bënin Berishën siç bën Taulanti Enkeledin, Berisha do dalë në foltore nga e para pastaj

Ervin Salianji: Tani nuk do të ndodhë kështu? Po çfarë kujtoni ju more, merrni një sëpatë në dorë dhe kujtoni se keni të drejtë, por jo more

Armand Shkullaku: Po e kisha unë fjalën

Ervin Salianji: Po mirë mo vazhdo

Armand Shkullaku: Jo s’po më lë

Ervin Salianji: Nëse unë kam ardhur këtu për të të dëgjuar, vazhdo ti, të dëgjoj unë, unë të lë për respekt, ti…

Armand Shkullaku: Më dëgjo një sekondë mo burrë, ti ke qenë shumë mirë, pse je bërë kështu ti

Ervin Salianji: Bëhet fjalë për një proces të përbashkët

Armand Shkullaku: Unë isha me zonjën Felaj, ajo më la të flas

Ervin Salianji: Edhe unë isha me një gazetar, por s’po përmend emra, ç’është kjo kshu mo, flisni me prepotencë

Sondazh

Poll