Sport

Fernando Santos tregon pse nuk e aktivizoi Ronaldon: “André Silva ishte më i përshtatshëm”

Trajneri i Portugalisë, ka justifikuar zgjedhjen e tij për të lënë Cristiano Ronaldon në stol në fillim të ndeshjes kundër Spanjës në hapjen e Nations League të enjten (1-1).

3 Qershor 2022, 06:51 Nga DOSJA

Fernando Santos tregon pse nuk e aktivizoi Ronaldon: “André Silva

SPANJE - Në nisje të takimit të Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës, Fernando Santos bëri surprizën, duke lënë në stol Cristiano Ronaldon. Pas 90 minutave dhe barazimit (1-1), trajneri i luzitan shpjegoi këtë zgjedhje taktike në një konferencë për shtyp. 

“Për këtë ndeshje, një lojtar me karakteristikat e André (Silva) ishte më i përshtatshëm, ai është një lojtar që di të rregullojë gjërat në fushë. Cristiano ka cilësi të tjera dhe kjo është arsyeja pse ai është lojtari më i mirë në botë. Por kemi katër ndeshje për të luajtur dhe do të ketë rotacione”.

Trajneri përfitoi nga rasti për të thënë një fjalë për takimin. “Ritmi ishte shumë intensiv për një lojë në fund të sezonit, me dy skuadra që donin posedimin e topit. Spanja është shumë e fortë, kërkon hapësira. Ne, në fillim kishim vështirësi, por pas minutës së 8-të ndeshja ishte më e ekuilibruar. Pas golit humbëm pak, por pas kësaj, me vullnet u rikthyem në ndeshje edhe pse ndonjëherë na mungonte durimi për të gjetur momentin e duhur për të shkuar thellë”.

Fernando Santos tregon pse nuk e aktivizoi Ronaldon: “André Silva

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll