Sport

Brazili mposhti 5-1 Korenë e Jugut në një miqësore, Neymar edhe 'koreograf'... (foto)

Ylli i sulmit të seleçaos u ngjit në kuotën e 73 golave të shënuar me kombëtaren e Brazilit

2 Qershor 2022, 16:02 Nga DOSJA

Brazili mposhti 5-1 Korenë e Jugut në një miqësore, Neymar

KOREJA E JUGUT - Brazili mposhti Korenë e Jugut në një ndeshjen miqësore të zhvilluar Seul, e cila sapo ka përfunduar. Seleçao fiton 5-1, falë golave ​​të Richarlison (7’), Neymar (42’ dhe 57’) që të dy me penallti, Coutinhos (80’), që hyri në pjesën e dytë në vend të sulmuesit të PSG dhe Gabriel Jesus (90’+3) që mbyll ndeshjet dhe fiksoi rezultatin 5-1. Goli i barazimit provizor për aziatikët, u nënshkruar nga Hwang Ui-Jo (31’), lojtar i Bordo.

Me dy golat e realizuar në këtë miqësore, Neymar u ngjit në kuotën e 73 golave të shënuar me kombëtaren e Brazilit, duke mbetur vetëm katër rrjeta larg legjendës Pele, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i seleçaos. Këtë ngjarje ai e ka festuar me një mënyrë e re bashkë me shokët e skuadrës, ku mesa duket Neymar ishte edhe 'koreografi'...

Brazili mposhti 5-1 Korenë e Jugut në një miqësore, Neymar

Brazili mposhti 5-1 Korenë e Jugut në një miqësore, Neymar

Brazili mposhti 5-1 Korenë e Jugut në një miqësore, Neymar

Brazili mposhti 5-1 Korenë e Jugut në një miqësore, Neymar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll